“Vuçiç në OKB si Milosheviçi!” Çejku: Do të vazhdojë me të njëjtat politika, shqiptarët vigjilentë

Agim Çejku, ish-ambasador, foli në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN për rezolutën e miratuar nga OKB-ja për Srebrenicën. Ai theksoi se çështja kryesore është sesi e reflekton sot elita politike e Serbisë. Sipas tij, Vuçiç do të vazhdojë me të njëjtën politikë si Milosheviçi.

“Qëndrimet e Serbisë kundër Kosovës për anëtarësim në KiE, qëndrimet e Serbisë në Kombet e Bashkuara, qëndrimet e Serbisë pro Rusisë dhe marrëdhëniet e ngrohta me Kinën, të gjitha këto me radhë tregojnë që Serbia ka një agjendë tjetër për fuqizimin e rolit të saj ndryshe nga ne si shqiptarë.

Institucionet në Shqipëri dhe në Kosovë duhet ta përdorin këtë sjellje për të paralajmëruar një rrezik të tensionimeve në Ballkan. Rezoluta, jo thjeshtë çlirojë OKB-në, por edhe dënimi juridik është bërë si gjenocid. Çështja është si e reflekton sot elita politike e Serbisë, qeveria e saj, e cila ka dy persona non grata nga SHBA. Sjellja e Vuçiçit sot në OKB më kujton Miloshevicit. Ai është njeriu i propagandës së Miloshevicit dhe si i tillë do të vazhdojë të ekzekutojë politika të tilla.

Unë mendoj se duhet të jemi vigjilentë dhe ta lexojmë me vëmendje këtë në përputhje me atë që ne presim në të ardhmen”, tha Çejku.