Në rubrikën “Rrethi Katror” Alfred Cako ka ngritur alarmin për ushqimet që hamë dhe kripën që blejmë nëpër dyqane.
Sipas tij kripa po na vret pasi përmban sasi të larta alumini. Madje ai ngre shqetësimin e kimikateve dhe helmeve që hidhen nga ajri që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë.
Alfred Cako: Ne kemi nevojë për tre lloje ushqimesh, për proteina, karbohidrate dhe yndyrë dhe duhen marrë cilësore. Karbohidratet është mirë të merren nëpërmjet drithërave me fibra, të jetë buka pa maja, orizi i kuq, të merren nëpërmjet lëngjeve të fruktozës dhe nëpërmjet mjaltit dhe jo sheqerit sintetik. Kripa e jodizuar në dyqan mos e harroni është kripë e helmuar, është kripë me përmbajtje të larta alumini.
Duhet të merrni kripë deti të Vlorës e cila ka 92 mijë minerale nga 100 e ca minerale që ka tabela e Mendelejevit që ndodhen në tokë. Pa prezencën e elementëve minerale në trupin tuaj, trupi juaj do ketë gjithmonë probleme. Tjetra është sulmi që na bëjnë çdo ditë në të gjithë popujt e Europës nëpërmjet avionëve dhe qeveria jonë hesht. Janë hedhur gati çdo ditë nga 15 janari edhe deri më sot qielli bëhet me vija të gjata të bardha ku avionët dhe qeveria nuk jep asnjëherë llogari se të gjithë njerëzit në shumë faqe që kanë vëmendjen e publikut të gjërë online, hidhen gjëra të tilla. Nëpërmjet ajrit helmohen peshqit në det dhe nëpërmjet ajrit helmojnë.