“Alma Arrazi nuk ka patur probleme të shëndetit mendor”, mjeku hedh poshtë zërat

Neuropsikiatri Gjon Preçi ka hedhur poshtë zërat se Alma Arrazi, e cila i dha fund jetës disa ditë më parë së bashku me 3 fëmijët e saj, ka patur probleme të shëndetit mendor. Në një deklaratë për mediat ai thotë se para dy vitesh ajo ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth, por ai nuk e mban mend si paciente.

“Interesimit të mediave dhe publikut i jam përgjigjur duke thënë se me kalimin e kohës kanë dalë të dhëna plotësuese. Nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike se po të ishte e tillë do të ndiqej nga ne, do të kishte kartelë dhe do të trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor. Patjetër që ka gjithmonë zhvillime të papritura, por dy vjet më përpara që kam patur një kontakt më të, nuk e di se si janë zhvilluar gjërat tek ajo dhe nuk është konfirmuar nga shërbimet tona se mund të ketë patur probleme që e kanë çuar drejt atij vendimi. Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët, sepse unë nuk e mbaj mend si paciente”.