Ambasadorja izraelite në Kosovë uron Ramazanin

Tamar Ziv, ambasadore e Izraelit në Kosovë, ka uruar të gjithë besimtarët myslimane në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Postimi i saj në rrjetin shoqëror “X” është shoqëruar nga urimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Israel Katz, për Ramazanin.

“Urimet e mia më të ngrohta për të gjithë miqtë në Izrael, Kosovë dhe në mbarë botën në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ramadan Kareem, Gëzuar Ramazanin!, Ramazan Sherif mubarek olsun!, Bahtalo Ramazano!”, ka shkruar ambasadorja Ziv në urimin e saj.