Amerikania që po hap ekspozitë në Oksford me traditat shqiptare

Shtetasja amerikane, Elena Gallina ka vendosur që në Oksford të hapë një ekspozitë duke ekspozuar traditat shqiptare.

Në emisionin “Ora e Pasdites”, ajo ka rrëfyer mbi këtë ide.

Gallina ka jetuar në Kosovë nga mosha 5 vjeçare deri kur ajo ishte 11 vjeçe.

Elena tregoi më shumë rreth ekspozitave të veçanta me salveta të fëmijërisë.

Projekti i saj, përveç që është vizualisht i bukur për t’u parë, ka dhe një emër shumë të veçantë. Ajo e ka titulluar projektin “Çiknia jonë”.

Ky projekt do të udhëtojë në Oksford të Britanisë së Madhe, më pastaj në ShBA, për t’u kthyer pastaj sërish në vendlindjen e idesë së projektit, në Mitrovicë, Pejë e Prishtinë.

Për të kuptuar më shumë rreth projektit, shikojeni videon më poshtë.