Andi Bushati thotë se presidenti i Turqisë Erdogan e ka shantazhuar në mënyrë të vazhdueshme vendin tonë.
Ai shprehet se qeverisja Rama ka rrezikuar prishjen e marrëdhënieve me vendet e Bashkimit Europian vetëm e vetëm sepse Erdogan i ka kërkuar Ramës që t’i dorëzonte ata, që vendet perëndimore i kanë cilësuar si të dënuar politik në Turqi, pavarësisht se kjo përbente një shkelje të konventës së të drejtave të njeriut.
“Ku është shantazhi? Vjen ministri i Jashtëm turk në vitin 2018, takohet me homologun e tij Ditmir Bushatin dhe i thotë që të mbyllin shkollat guleniste.
Ne jemi shtet laik dhe nuk pranojmë këtë diskurs, i tha ai. Përshkallëzohet shantazhi. Në rastin e Osman Kavalis, të burgosurit politik e quan Bashkimi Europian, Shqipëria absetenoi, pra Shqipëria shkeli aksin e vendeve perëndimore.
Më tej kryeministri Rama, ka deklaruar, diçka që nuk e ka bërë asnjë vend i Bashkimit Europian, që 15 korrikun e cilëson grusht shteti nga gulenistët, madje ka thënë se i njeh si organizatë terroriste dhe po i mban në vazhdim, kjo është ndarje nga gjithë ç’është dëgjuar nga Berlini apo nga Franca.
Është edhe çështja e ekstradimeve, që në fakt janë rrëmbime, sepse ke reagime nga OKB-ja. Ulëritje nga shoqatat e të drejtave të njeriut, vërejtje nga Këshilli i Europës.
Pse? Sepse Shqipëria ka nënshrkuar me Këshillin e Evropës traktat që të mos dorëzojë në shtetet ku rrezikohet burgosja e aq më keq dënimi me vdekje, njerëz që kërkojnë azil politik në vend.
Ne kemi dy raste ku shteti shqiptar ëhstë sjellë në mënyrë bashibozuke, nuk u ka pranuar qytetarëve që kanë kërkuar azil në Shqipëri, pse sepse i ka kërkuar Erdogani ‘më dorëzo gulenistët’,”- tha Andi Bushati.
Bushati: Xhamia e Namazgjasë si varrezë, kushti që i ka vënë Erdogan Ramës për KMSH
Andi Bushati thotë se, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka vënë kusht Ramës për Komunitetin Mysliman Shqiptar që të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë të ndërtuar prej tij.
Sipas Bushatit, deklarata e Erdogan në parlamentin shqiptar 1 vit më parë ku kërkoi mbylljen e shkollave të Gylenit është shantazh, por problemi më i madh sipas tij është vasalizimi i qeverisë shqiptare përballë këtyre direktivave.
“Kemi në mes të Tiranës një xhamin që rri si varrezë dhe nuk përurohet se Erdogan i vë kushte shtetit shqiptar që po nuk hoqët dikë që s’më pëlqen në KMSH nuk vij ta pres shirin e xhamisë.
Fakti që ai ka vasalizuar qeverinë shqiptare është problemi i shqiptarëve”, tha Bushati.