Apeli i dha vulën e PD-së Berishës, Basha mbledh strukturat: Do vazhdojmë betejën, me njerëzit s’më lidh karrigia apo logoja

Lulzim Basha, tashmë deputet i opozitës shqiptare, deklaroi të martën se beteja në gjykatë e grupimit që ai drejtoi për logon dhe vulën e PD-së, nuk ishte thjeshtë për këto dy emërtesa, por për ideale më të mëdha.

Pak para hyrjes në mbledhjen e Jashtëzakonshme të kryesisë së partisë, Basha tha për mediat se pritej një vendim tjetër, por nuk do ta komentonte vendimin e marrë.

“Këtë betejë nuk e nisëm dhe e vazhduam për logon dhe vulën, por për ideale më të mëdha, për ato të dhjetorit, të persekutuarit. Sot është me qartë se kurrë se Shqipëria meriton më shumë. Kemi në dorë që të vijojmë përpjekjet, por nuk e komentoj vendimin e gjykatës. Është standard i yni. Hapat do t’i diskutojmë me kolegët. Do të jem në përputhje me angazhimin për ata qindra demokratë. Synimi është largimi i qeverisë. Janë shumë vendime që do të analizohen. Kam qenë Lulzim Basha dhe do të vijoj të jem i tillë sepse nuk ka qenë çështje posti.”, tha Basha.