Arkiva nxjerr materialin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek

Arkiva Shqiptare publikoi një material të rrallë (e cilëson si libër), së cilit nuk mundet që t’i japë një shpjegim të saktë se nga vjen dhe kush qëndron pas tij.

“Libër me përmbajtje fetare, sufiste, me kapakë lëkure. Nuk dihet autori i librit dhe viti kur është shkruar. Përmban lutje dhe terminologji që i përket sektit bektashi.

E veçanta e këtij libri është se është dorëshkrim në arabisht, turqisht, greqisht dhe shqip, i shkruar me alfabet grek. Shkrimi në përgjithësi është i shkruar në kornizë me ngjyrë të kuqe.

Përveç sqarimeve fetare që jepen, ka edhe figuracione si ylli i Dautit, apo ylli me dymbëdhjetë kënde, që simbolizon dymbëdhjetë imamët. Ngjyra e përdorur është e zeza dhe e kuqja”, informon Arkiva.