Arrestimi i Visar Avdylit erdhi falë bashkëpunimit të AKI-së dhe Fast Kosovës

Njësiti Fast Kosova në mbështetje të Njësisë Speciale Operative ka arrestuar sot në Ferizaj, Visar Avdylin, i lindur në vitin 1989, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se aksioni është kryer falë një bashkëpunimi të madh mes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Policisë së Kosovës (PK).

Visar Avdyli ishte edhe pjesë e luftës në Siri dhe i akuzuar për terrorizëm.

Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe  disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.