Arrestohet hajni që dyshohet se vodhi çantën me armën zyrtare dhe dokumentet e zyrtarit të AKI-së

Sot i cak i një i vjedhje në Prizren ka qenë shtëpia e zyrtarit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Personi i dyshuar pas një bashkëpunimi të ngushtë të institucioneve të sigurisë, është arrestuar.

Ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren.

“Pas disa veprimeve operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, për të cilin dyshohet se dje ka hyrë në shtëpinë e një zyrtari në Prizren, dhe ka vjedhur armën zyrtare dhe disa dokumente personale”.

“I dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar veprën. Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjet ndërsa arma ende është duke u kërkuar nga hetuesit”, thuhet në konfirmimin e policisë prizrenase për Gazetën Sinjali.