Arrestohet serbi që i tha Vuçiqit “ti e ke radhën” pas plagosjes së kryeministrit sllovak

Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar sigurinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Sipas tij, është ndaluar për 48 orë D.M. nga Sombori.

Sipas Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), Vuçiqi ka shkruar në rrjetin social “X” se është tronditur nga vrasja e kryeministrit sllovak Robert Fico.

Poshtë atij postimi u shfaqën mesazhe se ai do të ishte objektivi i radhës.

Zyrtarët serbë dënuan kërcënimet e drejtuara ndaj Vuçiqit në rrjetet sociale dhe u bënë thirrje autoriteteve të reagojnë