Një shqetësim i madh për sigurinë ushqimore është ngritur në Kinë, pasi policia vendase atje ka shpëtuar rreth 1000 mace, mbi një kamion që po transportoheshin në një thertore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mishi i këtyre maceve, shitet për mish derri ose deleje. Pas therjes, destinacioni i mishit ishte në jug të Kinës, për t’u përgatitur në hell. Po ashtu sipas raportit nga mediat kineze, me to përgatiten edhe salçiçet.
Sipas CNN ende nuk është zbuluar nëse macet ishin endacake, apo ishin mace shtëpie, por ajo që dihet është se nga ky komplot i prishur nga autoritetet atje, fitimi do të ishte 20.500 dollarë.
Vlen për t’ u theksuar se vendi ka luftuar me një histori të gjatë skandalesh ushqimore dhe sigurie në të kaluarën.