Atentati kundër historisë në Selanik: Këtu e vranë Hasan Prishtinën

Nga Dr. Luan Zyka

(Me rastin e 150vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vrasjes së Hasan Prishtinës, sipas fakteve të reja arkivore)

E hënë ishte edhe atëhere, dhe 14 gusht.

14 gusht 1933…

“Këtu e vranë Hasan Prishtinën” – do më thoshte emigranti i vjetër shqiptar në Selanik, dardhari Kosta Konopulli, në nëntor të vitit 1981, kur unë sapo kisha arritur atje për studime në Universitetin “Aristotel”.

Sfondi politik i kohës së vrasjes së Hasan Prishtinës

Në atë të nxehtë gushti të vitit 1933, kur u mbyll jeta e pafat e Hasan Prishtinës, klima politike në Ballkan dhe në Europë ishte akoma më e nxehtë.

Pas traktatit të Versajës të vitit 1919, po dukej qartë se ajo marrëveshje nuk ishte veçse një “armëpushim” në skenën e luftës papushim, një pushim i procesit të papërfunduar të organizimit kombëtar dhe shtetëror të popujve ballkanikë.,

Nëntoka e Ballkanit po zjente nga llava vullkanike që përshkonte gjithë shtetet e sapoformuara, të dobëta ekonomikisht, të pazhvilluara, me kufij të paqartë dhe alenca artificiale, të gjitha vasale dhe lojtare të Fuqive të Mëdha e të ndryshme.

Shtete me minoritete dhe copa të tëra kombesh të prera, të shpërngulura e të ngjitura më kombe dhe shtete fqinj nën forcën e armës dhe gjakut njerëzor.

Përveç nëntokës ballkanike që zjente si pasojë e faktorëve të saj endogjenikë historikë, sa Bismarku e shikonte me përçmim këtë kaos të pazgjithshëm etnik, mbi gadishullin fatkeq po ndiheshin të frynin tufanet ekspansioniste që shfrynin nga stepat ruse, nga italia fqinje e Musolinit apo Gjermania e Hitlerit, nga Mbretëria e Bashkuar që luante “nga larg” dhe Franca që ishte akoma shumë aktive.

Në këtë kuadër, shtetet Ballkanike, të lodhura dhe të pamundura të zhvilloheshin si vendet Europiane, po bënin përpjekje për alenca mids tyre, dy palëshe, apo shumë palëshe.

Por mosbesimi midis tyre ishte kaq i madh, sa me shembujt e mëposhtëm mund të pasqyrohet ai substrat i lëngshëm dhe i paqëndrueshëm,  mbi të cilin vepronin të gjithë shtetet e Ballkanit.

Më 9 shkurt 1934 u nënshkruajt në Athinë  Pakti Ballkanik  prej katër shteteve, Jugosllavia, Turqia, Rumania dhe  Greqia me qëllim ruajtjen e status quo-së midis tyre, por në thelb ishte strategjia e Francës për t’iu kundërvënë ekspansionit italian të Musolinit.

Bullgaria nuk mori pjesë, sepse nuk ishte dakord me status quo e kufijve.  Shqipëria e Zogut, edhe pse mori pjesë në bisedimet paraprake me delegacion që kryesohej nga Mehmet Konica, më në fund nuk u thirr në Nënshkrimin e Paktit. Për të vetmën e arsye: 4 shtetet ballkanike friksoheshin të përballoheshin hapur me  regjimin e Italisë së  Musolinit. Ashtu si Dalmatia, edhe Shqipëria ishte në planet e para ekspansioniste të Italisë. Shqipëria, edhe për një arsye më shumë; Konferenca e Londrës e 1913 kishte caktuar Italinë si “kujdestare” të Shqipërisë, sepse ndoshta Fuqitë e Mëdha ishin të ndërgjegjshme se një popull dhe tokë siç e copëtuan ata, nuk mund të mbijetonte e pavarur plotësisht.

Ish -ministri i jashtëm i Greqisë, Maksimos, më 1933 viziton disa vende europiane për tu paraqitur planin e Paktit Ballkanik. Është domethënëse fjala e tij para Duçes:

–       Zoti Kryeministër, duke respektuar interesat e Italisë mike, ne u kujdesëm që mos të përfshinim Shqipërinë në këtë Alencë Ballkanike.

Pa u tharë mirë boja e nënshkrimit të “miqësisë ballkanike”, Jugosllavia, Rumania dhe Bullgaria po bisedonin për një lidhje të veçantë midis tyre po perceptohej si një alenacë e re e popujvë sllavë të Ballkanit, edhe pse Rumania nuk i përkiste racave sllave, por gjeografia e kishte lidhur me to.

Nga ana tjetër, Ataturku i Turqisë, në vitin 1934 i propozonte Greqisë dhe Shqipërisë që bashkë me Turqinë të krijonin aleancë kundër rrezikut sllav. Në thelb Ataturku po kërkonte të shfrytëzonte rastin për të udhëhequr Turqianja alencë midis saj, Greqisë dhe Shqipërisë.

Përpos nënshkrimeve, pakteve dhe marrëveshjeve asnjë nga këto nuk u realizua dhe nuk i qëndroj kohës. Të tjera re të zeza dhe tufane po mblidheshin mbi Ballkan…shkrepëtimat e stuhive që po vinin herë pas herë binin nëpër vende dhe njerëz të ndryshëm që mund të luanin rol në përleshjet e ardhshme tragjike në Ballkan

Ashtu si krismat e revolverit që i mori jetën Hasan Prishtinës më 13 gusht 1933.

Cilët ishin të interesuar për vrasjen e Hasan Prishtinës ?

Në hapat e para foshnjore të rilindjes kombëtare shqiptare, aty mes mugëtirës osmane, Hasan Prishtina filloi përkushtimin e tij për kombin e vet . Ai ishte ndër të parët shqiptarë politikanë që i mishëroi dhe i vuri në jetë idetë e rilindasve për të drejtën natyrore të shqiptarëve për të krijuar e jetuar të gjithë së bashku në një formacion të vetëm shtetëror.

Hasan Prishina veproi në të gjithë përbërsit e themeleve të mëvetësisë së kombit shqiptar:

Në fushën politike, me organizime grupesh dhe klubesh patriotike etj.

Në fushën e zgjimit dhe mbrujtjes kulturore të shqiptarëve, që kur ishte deputet i Parlamentit Otoman me mbështetjen e hapur të tij ndaj alfabetit latin, me mbështetjen në Kongresin e Manastirit Normalen e Elbasanti dhe arsimimin atje të shumë nxënësve nga Kosova me financimin e tij, hapjen e shkollave në Vushtri etj.

Në fushën luftarake, me Isa Boletinin, Idris Seferin, Bajram Currin etj., në krye të betejave e tubimeve të ndryshme luftarake.

Për realizimin e misionit të tij kombëtar, ai më i dalluari ndoshta mes patriotëve të tjerë, zbatoi formulën tashmë të provuar më parë në popujt e tjerë ballkanikë për të krijua shtetet e tyre të pavarur nga zgjedha osmane: Me pushkë e penë.

Stacionet e udhëtimit të tij historik ishin të shumtë:

-Përgatitja dhe udhëheqja e Kryngritjes së  Përgjithshme të shqiptarëve që e filloi dhe e standartizoi ai nga vendlindja me kosovarët e tij.

– Pavarsia e Shqipërisë me kombin dhe trupin e gjymtuar.

– Pjesmarrja e tij në pothuajse të gjitha ngjarjet dhe fazat e dhimbshme mes pelenave të përgjakura të shtetformimit të shqiptarëve.

Hasan Prishtina duke folur në Parlamentin shqiptar për mizoritë e pushtetit serb mbi popullatën shqiptare të Kososvës shprehej me termin “populli shqiptar në Kosovë” dhe jo “populli kosovar”…Kjo tregon se në konceptimin e tij ekzistonte një komb i vetëm dhe unik shqiptar i shtrirë gjeografikisht në tokat e tyre amtare, në krahinat e ndyshmme si Labëri, Malsi, Kosovë etj.

Diku tjetër ai kishte deklaruar se “Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit, do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet Kombi im”

Ky ishte potenciali historik kombëtar i Hasan Prishinës.

Përgjatë këtij proçesi kohor të lindjes, formimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, Hasan Prishtina kishte përballë dy armiq, deri në fund të jetës së tij: Jugosllavia, konkretisht Serbia, brenda së cilës ishte Kosova vendlindja e tij, dhe Ahmet Zogu, dikur bashkëluftëtari, por tashmë fataliteti i tij.

Për Serbinë, Shqipëria ishte dyfish e rëndësishme. E para, se faktori shqiptar rreth 1  milionësh ishte faktor destabiliteti i Serbisë dhe gjithë Jugosllavisë. E dyta, Shqipëria përveçse isht e pengesë e ëndrrës serbe të dalje së det ishte edhe një rrugë apo pengesë e ekspansionti vdekjeprurës italian drejt Serbisë.

Në fund të viteve ‘20 dhe fillim të viteve ’30, Hasan Prishtina i dënuar tashmë me vdekje nga Gjykata e Tiranës për atentat të paprovuar ndaj Zogut, po bënte jetën e një emigranti politik.

Edhe pse në kushtet e një emigracioni të vështirë ilegal, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik duke lëvizur gjithë kohën nëpër Austri, Itali, Austri, Turqi, Rumani, Bullgari, Francë dhe patjetër në Selanik, i vetmi vend ku mund të jetonte në shtëpinë e tij, aty buzë detit tek rruga Vasilisis Olgas 32.

Dokumentat e arkivave shqiptare, greke dhe italiane që kemi në dispozicion dëshmojnë për një veprimtari të gjerë dhe të dendur të Hasan Prishtinës në drejtim të përpjekjeve të tij për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, dhe akoma më tepër për çlirimin e tyre dhe bashkimin me trungun amë.

Për një potencial politik si ai, asnjë nga këto shtete nuk do ishte indiferent përkundrazi shërbimet e fsheta të këtyre shteteve i ndiqnin nga afër, deri tek bisedat gojore të tij gjithë lëvizjet e Hasan Prishtinës.

Në një telegram të fundviteve ’20, policia e Korfuzit lajmëron në linjën e saj por edhe sigurimin e ushtrisë greke se “…në Korfuz ka hyrë politikani shqiptar, Hasan Bej Prishtina. Stop. Na udhëzoni për veprimet tona të mëtejshme. Stop.”.

Një çëshjte e rëndësishme ishte bashkëpunimi disa vjeçar i Hasan Prishtinës me liderat maqedonas në Bullgari që vepronin kryesisht kundër Serbisë për çlirimin e Maqedonisë, por edhe në territorin grek për popullatën e betur atje të maqedonasve të Egjeut.

Janë të dëshmuara lidhjet e tij me liderin e komitaxhinjve maqedonas Ivan Mihajllov që jetonte në Bullgari, i cili ishte bashkëpuntor i ngushtë i ustashit kroat Ante Paveliç. Dhe të dy këta, ishin në lidhje dhe nën udhëzime të drejtpërdrejta të Italisë së Musolinit dhe më vonë edhe të Hitlerit.

Paramilitarizmi ishte një nga mënyrat kryesore të kulturës së luftrave në Ballkan …me rastin e fundit të vrasjes së Zoran Zhinxhic më 12 mars 2003, deri sot tek turbullirat që po ndodhin në Veriun e Kosovës prej paramilitaristëve serbë.

Një nga tiparet kryesore të paramilitirazmit ballkanas të viteve ’20, ishte se ato përbënin alenca personale ose të perssonifikuar nën emrin e liderit karizmatik, se sa në grupime apo parti instiucionale me programe te shpallura dhe të qarta politike.

Nuk e dimë se deri në cfarë mase kanë qenë lidhjet e Hasan Prishtinës me Ivan Mihajllov dhe me Ante Paveliç.

Dhe, nëse dimë se italianët e kosnideronin mikun e tyre Hasan Prishtinën, sa e dhe vetë Duçja kërkonte spjegime nga ambasada e tij në Tiranë për vrasjen e Hasan Prishitinës, nuk e dimë thellësinë dhe natyrën e kësaj lidhjeje.

Për arsye që në studimet historike bazohemi tek dëshmitë historike, tek ato që kanë ndodhur, dhe jo tek hamëndësitë e parashikimve, nuk mund të themi kurrsesi se e ardhmja e Hasan Prishtinës mund të ishte paralele dhe e ngjashme me atë të Ante Paveliçit dhe Ivan Mihajllov.

Por, një fakt është i sigurt, që figura e Hasan Prishtinës, potenciali i tij politik dhe luftarak, veprimtaria e tij e pa rreshtur me të gjitha format, në gjithë Ballkanin, “turbullonte” ujrat e qetësisë së mbretërimit të Zogut si edhe të Jugosllavisë direkt dhe inderekt.

I vetmi shtet aleat i Hasan Prishtinës ishin planet ekspansioniste të Italisë së Musolinit në Ballkan. Ekzistojnë dokumenta që dëshmojnë se qarqet diplomatike amerikane në Ballkan mendonin se Italia po ndërhynte në punët e brendshme të Jugosllavisë, konkretisht duke mbështetur opozitën kroate, liderët e të cilëve sapo ishin arrestuar nga policia jugosllave.

Nga ana tjetër shteti Bullgar që deri atëhere mbante dhe përkëdhelte liderin e komitaxhinjve maqedonas Ivan Maihajllov, i kërkoi këtij të fundit të ndalonte veprimtarinë paramilitare kundër Jugosllavisë, deri sa më në fund e përzuri nga Bullgaria.

Pra, në fillim të viteve ’30  në gjithë hapësirën Ballkanike po vërëheshin fermentime të reja që më së shumti synonin në arritjen e një status quo të qetësisë dhe sigurisë.

Në këtët kuadër, ishin të padëshirueshëm elementët me potenciale të prishjes së ekuilibrit gjeopolitik të dëshiruar në Ballkan.

Dhe Hasan Prishtina, ndoshta ishte një element i tillë që prishte peshoren e status quo-së ballkanike, e në rradhë të parë Serbinë, dhe natyrisht mbretërimin e qetë despotik të Zogut.