Ben Stimson është refuzuar tashmë nga babai i tij Martin pasi u mësuar se ka udhëtuar drejt Donetsk në lindje të Ukrainës për të luftuar me ushtrinë ruse, ndërsa prindërve u kishte thënë se “do të jepte mësim anglisht”.
Babai tij dënonte së fundmi të birin “tradhtar” që kishte shkuar në luftë për Putin ndërsa paralajmëronte se “nuk është as një ushtar apo luftëtar”.
Martin Stimson, i cili ka qenë më parë këshilltar bashkiak i zonës, thotë tashmë se ‘nuk e njeh më Ben si djalin e tij.’
Martin thotë se Ben jetoi për disa muaj me prindërit pasi doli nga burgu dhe në shkurt u nis për në Rusi. Ai është parë më herët me militantët pro-rusë në Donbas në 2015 dhe për këtë ishte burgosur pas kthimit në Britani, shkruan e përditshmja DailyMail.
Martin Stimson, i cili ka qenë më parë këshilltar bashkiak i zonës, thotë tashmë se ‘nuk e njeh më Ben si djalin e tij.’
Tani ai raportohet se lufton me brigadën ‘Pyatnashka’, edhe pse babai i tij Martin thotë se është i shokuar, pasi idea që Ben të bëhej një ushtar i dukej ‘qesharake.’
Teksa fliste me rrjetin MailOnline, Stimson tha: “Ai nuk donte asnjëherë të shkonte në ushtri në Britani, ishte në shumë një mbrojtës i ambejntit që shkonte në protesta dhe ngjitej nëpër pemë, gjëra të këtij lloji”.
“Erdhi këtu me ne vitin që shkoi kur doli nga burgu, derisa të gjente një shtëpi të tijën që mund të përballonte. Por dhe kur ishte këtu rrinte si një i huaj që nuk dilte nga dhoma e tij”.
“Më parë më tha se do të shkonte të niste një jetë të re në Spanjë, më pas tha se do të shkonte në Turqi dhe më vonë tha se kishte gjetur punë si ndihmës mësues anglishteje në Rusi. E kishte pasur qejf gjithmonë Rusinë dhe u nis”.
Babai kuptoi atë që kishte ndodhur dhe “punën” e re të Ben kur i treguan fotot, ai e kuptoi se ishte bashkuar përsëri me ushtrinë ruse. Zoti Stimson shton se ka bllokuar kontaktet me të birin.
Ben ka shpërndarë dhe më parë video online të luftës në Donetsk prej vitit 2015, mes militantëve te zonës pro-ruse dhe ushtrisë së Ukrainës. Një miku i tij britanik që lufton atje Aiden Minnis, 37 vjeç, i cili e quan veten “Z patriot”, gjithashtu është refuzuar nga familja e tij në Britani.