Bebe Rexha është një tjetër emër i cili po ngre lart Shqipërinë nëpër botë. Së fundmi këngëtarja me famë ndërkombëtare ka dhënë një intervistë për revistën e famshme amerikane, Rolling Store.
Bebe ka folur për karrierën, jetën private duke prekur edhe kulturën shqiptare. Teksa po rrëfente mbi familjen e saj këngëtarja u shpreh se dhe ajo ka marrë disa nga karakteristikat e tyre, nga të cilat duhet të tërhiqet.
Gjithashtu ajo kanalizoi kulutrën e saj në një mënyrë tjetër në “Unë jam”. Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe disa nga mizogjinia e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare.
“Ata janë më paranojakë. Më të stresuar. Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh. Askush nuk flet kurrë për traumën e brezave.
Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë,” thotë ajo. “Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”, tha Bebe.
Në një pjesë të intervistës shpjegohet gjerë e gjatë se si këngëtarja u zhvendos me dy prindërit e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke kërkuar një jetë më të mirë.
“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në ShBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave. Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit e Rexhës nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të ‘një jete më të mirë‘”, shkruan Rolling Stone.