Belgjika bën bashkë muslimanë e katolikë, shtron tryezën prej 2 kilometra të gjatë

Një gjest shumë human dhe i pazakontë është kryer në Belgjikë. Besmtarët muslimanë dhe ata katolikë janë bërë bashkë në një tryezë gjigante ku kanë konsumuar ushqim mbrëmjen e 31 marsit.

Tryeza prej dy kilometra e gjatë është shtruar në rrugët e Antwerp-it, Belgjikë, teksa Ramazani dhe Pashkët përkonin me njëra-tjetrën. Kjo është një dëshmi e gjallë e tolerancës fetare në atë vend, që për fat të keq shumë vende të tjera nuk e kanë.

Të qeshur, të afërt me njeri- tjetrin dhe me respektin e madh për fenë përkatëse të secilit ashtu siç duken njerëzit në këtë video, ky është shembulli i që duhet të marrin shumë shtete në botë, pasi edhe pse jemi në vitin 2024 përkatësia fetare është një temë e nxehtë e kohëve të sotme.