Blogerja shqiptare tregon ushqimet e cuditshme qe ka provuar: S’e hëngra dot gjarprin e pjekur në hell në Kamborxhia

Blogerja e udhëtimeve, Elsa Doka, është shprehur se në vendet e Lindjes ka provuar ushqime të çuditshme, të panjohura në vendin tonë.

Përmes një lidhjeje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Doka tha se në Kamborxhia ka blerë për të provuar gjarprin e lumit të pjekur në hell, por tha nuk e hëngri dot.

Doka tha se gjarprit nuk i hiqej as lëkura dhe as koka, dhe i servierej klientëve ashtu siç ishte.

“Interesante për mua ishin algat e skuqura. Në Kamborxhia e bleva për ta provuar, por nuk e bëra dot. Është gjarpri i lumit. E bëjnë në hell, në formën e gjarprit. Nuk heqin asgjë, as kokën nuk e heqin. Nuk mundesha ta provoja.

Nuk kalonte poshtë ai muhabet. Aroma nuk ishte asgjë ndryshe, sepse kishte kaluar kohë nga momenti që ishte bërë në hell. Por është ideja kur ti e shikon këtë gjarprin te ky shkopi kshtu, është ideja. Kjo ishte në Kamborxhia”, tha Doka.