Boks/ Jurgen Uldedaj triumfon në “York Hall” të Anglisë, shpallet kampion

Në sallën e legjendave te boksit profesionist “York Hall” në Londër, mbrëmjen e sotme u zhvillua ndeshja e boksit për titullin IBO Mesdhetar mes kampionit shqiptar Jurgen Uldedaj dhe Frenck Mendy-t.

Një ndeshje me dhjetë raunde, të cilën në fund boksieri i talentuar lezhjan e ka fituar me pikë.

Kjo ishte fitorja e 16 në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka patur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.

Flamuj kuqezi dhe festë shqiptare në Londër, atje ku të gjithë kanë mbetur të kënaqur me këtë sukses të Jurgen Uldedës.