Një gazetar investigativ rus i cili pretendon se e ka ndjekur këtë ‘obsesion’ të Vladimir Putin prej disa dekadash, ka folur me detaje rreth këtyre pretendimeve të errëta dhe të habitshme për tabloidin britanik The Sun.
Oleg Kashin, i cili dikur ka shkruar dhe për The Guardian, thotë se Putini gjithnjë e më i paqëndrueshëm është bërë i fiksuar pas ‘magjisë’, leximit të mendjes dhe ritualeve të gjakut për të mbajtur kontrollin e tij të hekurt në pushtet – me pretendime se ai madje ishte ‘pastruar’ nga demonët nga një ‘shaman siberian’.
Thuhet gjithashtu se ai lahet rregullisht me gjakun “magjik” të bririt të drerit për të ndihmuar në zmadhimin e fuqisë së tij, sipas Kashin.
Oleg Kashin beson se interesi i Vladimirit për botën paranormale u formësua nga një agjent tjetër i KGB-së, Georgy Rogozin, i cili pretendon se është në gjendje të lexojë mendjet.
Pasi kishte hulumtuar gjerësisht okultizmin, spiuni rus pretendoi se ai kishte infiltruar në mendjen e ish-sekretares së shtetit të SHBA, Madeleine Albright ndërsa ishte në ekstazë, duke zbuluar se ajo kishte një “urrejtje” të madhe ndaj Rusisë.
Kjo i dha atij pseudonimet “Merlin në Kremlin” dhe “Nostradamusi në uniformë”, edhe pse nuk kishte asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij. Ai gjithashtu supozohet se parashikoi se Putini do të pasonte Boris Yeltsin dhe thuhet se kishte komunikuar me shpirtrat.
Pavarësisht vdekjes së tij në vitin 2014, Georgy Rogozin dhe mësimet e tij thuhet se kanë pasur një ndikim të vazhdueshëm tek Putin. Duke folur për The Sun Online, Kashin tha: “Është e pamundur të shmanget misticizmi që rrethon vendimet e Putinit dhe rrethit të tij të ngushtë”.
Oleg gjithashtu i tha botimit se iluzionet e Putinit nuk lidhen vetëm me mësimet e tij psikike. Ai pretendoi se lideri rus është i tmerruar nga “Shamani siberian” Aleksandr Gabyshev, i cili kreu rituale për të spastruar shpirtin “demon” të Vladimirit në vitin 2019. Megjithëse raportet ishin një burim argëtimi për shumë njerëz në Perëndim, incidenti sipas gazetarit e tronditi Putinin deri në palcë.
“Shamani siberian” u arrestua menjëherë dhe tani banon në një spital psikiatrik të pazbuluar. Gazetari Oleg Kashin tha: “Ligjet ruse nuk i ndalojnë shamanët dhe e vetmja arsye për arrestimin e tij, jam i sigurt, është se Putini besonte në këto rituale dhe ishte i shqetësuar nga to”.
Në mënyrë të ngjashme, ata që kanë raportuar për obsesionin okult të liderit rus janë përballur me persekutim. Po kështu, Oleg Kashin pësoi një sulm barbar në fund të vitit 2010 nga sulmues të panjohur, të cilët e lanë gazetarin me nofull të thyer, kafkë të thyer dhe një gisht të prerë.
Para incidentit, Oleg kishte qenë një kritik i flaktë i Kremlinit dhe raportonte rregullisht për protestat politike në kryeqytet. Tentativa për vrasjen e tij madje u bë temë e dokumentarit, ‘Puthja e Putinit’, por asnjë akuzë kundër tij nuk u ngrit deri më sot.
Sipas disa komenteve edhe më rrëqethëse të Oleg Kashin për The Sun, “Putin është thellësisht supersticioz dhe pretendohet gjithashtu se ka frikë nga mallkimet e shamanëve, ka sakrifikuar ritualisht një qen dhe shqiponjë të zezë dhe madje lahet me gjakun “magjik” të bririt të drerit për të rritur dëshirën e tij seksuale. Putin dhe rrethi i tij i ngushtë i miqve “besojnë në shumë gjëra magjike” dhe disa nga këto besime mund të kenë çuar pjesërisht në pushtimin katastrofik të Ukrainës nga Rusia”, thotë ai edhe pse sigurist të gjitha këto mbeten thjesht spekulime.