Po “çmend” të gjithë botën, çfarë mban në qafë mbrojtësi i Francës që bën arbitrin të ndalojë lojën

Franca po luan ndeshjen e 1/8 në Kupën e botës “Katar 2022” kundra Polonisë.

Në një ndeshje mjaft të ndezur, “gjelat” kryesojnë në pjesën e parë 1-0, falë një goli të Giroud.

Por nuk është goli ai që po tërhe vëmendjen e të gjithë mediave botërore.

Lojtari i Barcelonës, Jules Kounde është kapur mat nga kamerat teksa mbante një varëse floriri në fushën e lojës.

U deshën disa minuta që arbitri të kuptonte këtë pas sinjalizimit nga sistemi var.

Mbrojtësi u detyrua të heqë varësen e tij që me sa duket e kishte veshur për t’i sjellë fat.

Pritet një dënim nga FIFA mbi çështjen.