Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut rikthen në Tiranë bashkë me koleksionin e saj, ndër më të veçantit, kur flasim për ato private, Patricia Nugee. Britanikja që prej dekadash koleksionin çdo libër të shkruar në gjuhë të ndryshme për heroin tonë kombëtar i prezanton ato në Muzeun Historik Kombëtar. Janë kopje të rralla, 12 prej të cilëve vijnë nga shekulli i XVI.
Pjesën më të madhe të tyre i kam blerë në ankande, madje edhe nga shtëpia e famshme “Sotheby”. Ende sot me dhemb, një libër të cilin nuk mund ta blija, pasi një shtetas kanadez e morri atë.
Askush nuk ia rekomandoi Patricia Nugee, Skënderbeun. Emrin e tij e ndeshi në enciklopedinë britanike. Nga ajo kohë ajo filloi të gjurmonte gjithçka shkruhej për të.
I trajtoj këto libra me shumë respekt. Nëse Skënderbeu do të kishte jetuar më gjatë, e gjithë Evropa sot do të ishte ndryshe. Ndaluni pak dhe mendoni për këtë, është një e dhënë e rëndësishme.
Përveç viteve, gjuhët në të cilat janë shkruar përbëjnë të rrallën te ky koleksion.
Për Patrician këta libra janë të shenjtë. Ajo i ka çuar ata në disa kryeqytete të Evropës. Këtë herë në Tiranë do të qëndrojnë për pak ditë , deri të Premten.