Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prizren.

Një person është goditur nga një veturë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur rreth orës 10:50.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:50, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Siç raporton Indeksonline personi që është goditur nga vetura është bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza.