Ceremonia e diplomimit në Universitetin e Iowa’s, shefja e USAID e përmend Kosovën para mijëra vetave

Shefja e USAID, Samantha Power, para një audience të gjerë (fjalim në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Shtetit të Iowas) ka përmendur Kosovën dhe kontributin që USAID ka dhënë për zhvillimin e vendit tonë. Kjo organizatë ndërkombëtare së fundi po u ofron mentorim dhe zhvillim të karrierës studentëve të Kosovës.

Teksa shefja e USAID përmend misionin e organizatës në më shumë se 100 vende, ajo përmend specifikisht Kosovën.

Kjo video e saj është shpërndarë në X, nga shefi i kabinetit të Kryeministrit i cili e ka përgëzuar të njëjtën për prezentimin që i ka bërë shtetit tonë.

“Dua të theksoj diçka që jo të gjithë e dinë që është Iowa ka një histori të gjatë më Agjencinë që unë e kam privilegjin ta udhëheqi dhe ju keni dëgjuar diçka për Agjencinë për zhvillim ndërkombëtar apo USAID. Ashtu siç e këni dëgjuar ne punojmë në 100 vende, ne u përgjigjemi krizave humanitare, mbështesim reformat demokratike dhe aktivitetet në kohën kur është në rritje autoritarizmi në botë. Ne ndihmojmë fuziqimin e grave dhe vajzave, duke u dhënë qasje në edukim në vendet që nuk është e lehtë. Ne ndihmojmë të parandalojmë shpërndarjen e sëmundjeve dhe tentojmë të rrisim ekonominë. Iowa ka qenë gjatë partner i vlefshëm në këto përpjekje. Anëtarët e fakultetit të Iowas po udhëtojnë në Kosovë (shtetit më të ri të Evropës), për për t’u ofruar studentëve të teknologjisë së informacionit mentorim, drejtimin e karrierës, mundësi kërkimore për t’i përgatituar ata për t’u rritur në ekonominë teknologjike”, u shpreh ajo ndër të tjera.