Çfarë kërkonte ‘mbreti’ i qofteve me trofeun e Kupës së Botës? Rregullat që theu

FIFA është duke u përballur me shumë pyetje nga fansat e futbollit se si iu krijua mundësia kuzhinierit të njohur turk Nusret Gokce, i njohur ndryshe si “Salt Bea”, të hynte në fushën e stadiumit Lusail gjatë ceremonisë së dorëzimit të Kupës së Botës dhe madje të prekte trofeun ikonik.

Gokce u fokusua nga kamerat ndërsa tërhiqte në një moment kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi për krahu, i cili e pa çuditshëm, duke e injoruar totalisht atë.

Kuzhinieri qëndroi në fushë duke festuar me futbollistët argjentinas dhe madje theu dhe rregullat e FIFA duke mbajtur në duar trofeun e Kupës së Botës, diçka e ndaluar në mënyrë strikte.

Organi drejtues i futbollit ka rregulla shumë të rrepta rreth trofeut, dhe ekziston një listë shumë specifike e atyre që lejohen ta prekin atë.