Ç’ndodhi me Klopp pas një fitoreje të madhe?

Të hënën, më 1 janar, lojtarët e Liverpoolit mposhtën 4:2 skuadrën e Newcastle dhe kështu zuri vendin e parë në tabelën e Premierligës.

Pas një paraqitjeje të shkëlqyer nga Reds, Klopp, si zakonisht, festoi me tifozët, për të kuptuar se i kishte humbur unaza e martesës.

Ai ngriti dorën në shenjë falënderimi kur ndjeu se i mungonte unaza.

Pas këtij momenti nisi menjëherë ta kërkonte, madje duke kërkuar dhe ndihmën e një prej stjuardëve në fushë. E gjithë situata është kapur nga një kameraman që ka parë momentin kur i ra unaza Klopp-it dhe më pas e ka gjetur.

Më pas Klopp u lehtësua, qeshi dhe puthi unazën para kamerës.