Dalin detaje të reja për ngjarjen tragjike në Finlandë, 12-vjeçari e kishte planifikuar sulmin

Lidhur me sulmin e së martës në shkollën Viertola në Finalandë, policia ka dhënë detaje të reja për 12-vjeçarin që dyshohet se kreu ktë akt, duke lënë një moshatar të tij të vdekur, dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, njëra nga to kosovare.

Policia ka kontrolluar pajisjet e sulmuesit të shkollës Viertola.

Sipas policisë, në kontrollet e aparatit në telefon dhe kompjuter janë gjetur materiale që mbështesin mendimin se 12-vjeçari që ka vrarë shkollën e ka planifikuar sulmin paraprakisht.

“Në hetimin paraprak kanë dalë në dritë fakte që tregojnë për planifikimin e aktit”, thotë Komisioneri për Krimet, Marko Särkkä në një deklaratë për shtyp.

Policia nuk specifikon se për çfarë materiali bëhet fjalë.

Hetimi për të shtënat në shkollë vijon ndër të tjera me intervista të pjesëmarrësve dhe hetim teknik. Sipas policisë, dy viktima janë ende të shtruar në spital. Sipas policisë, njëra prej vajzave do të lejohet të flasë në ditët në vijim.

Policia tha të mërkurën se motivi i aktit ishte dukshëm bullizmi. Policia po heton për bullizëm të mundshëm krahas hetimeve të tjera, si dhe mbi bazën e përzgjedhjes së viktimave.