Deputeti ukrainas: Me tërë fuqinë time do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sot pritet që Komiteti i Ministrave ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ani pse nuk është pjesë e këtij komiteti, deputeti ukrainas Oleksiy Oleksiyovich Goncharenkeno, ka deklaruar se me tërë fuqinë e tij do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Sot do të jetë vendimi i parë i Komitetit të Ministrave dhe ne do të shohim se si kjo do të shkojë. Unë do ta mbështesë rastin e Kosovës në të gjitha mundësitë e mundshme me të gjithë forcën time. Sot do të jetë takimi i Komitetit të Ministrave ku unë nuk jam anëtar. Unë jam anëtar i Asamblesë Parlamentare. Sot do të jetë takimi i Komitetit, unë shpresoj që vendimi do të jetë pozitiv”, ka deklaruar ai.

Pas shqyrtimit të aplikacionit nga ana e Komitetit të Ministrave, fjala përfundimtare i mbetet Asamblesë Parlamentare e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare. Pranimi i një anëtari të ri në KiE bëhet në rast se shteti që aplikon siguron 2/3 e votave