Digat e shkatërruara që shkaktuan fatkeqësinë në Libi janë ndërtuar nga kompanitë jugosllave

Dy diga mbi qytetin e Darnës në Libinë lindore që shpërthyen dhe shkaktuan përmbytje që vranë mijëra njerëz u ndërtuan nga kompanitë jugosllave. Digat e ndërtuara në vitet 70-ta të shekullit të kaluar.

Gjithashtu, lokacioni vetëm një kilometër mbi qytet nuk ishte i përshtatshëm për një përpjekje të tillë arkitekturore. Qyteti i Darnës ka përjetuar përmbytje të shpeshta në të kaluarën dhe kështu qeveria vendosi të ndërtojë diga për ta mbrojtur atë. Përmbytjet e mëdha dëmtuan qytetin në vitet 1941, 1959 dhe 1968, me ato të viteve 1950 që ishin më shkatërrimtaret.

Në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar u krijua një studim që propozonte ndërtimin e digave, zbatimi i të cilave filloi shumë shpejt. Përmbytjet e vitit 1986 u tejkaluan nga digat e reja dhe uji nuk arriti në qytet.

Diga e sipërme kishte një kapacitet prej 1.5 milionë metër kub ujë, ndërsa e dyta kishte një kapacitet deri në 22 milionë metër kub ujë.

Kompania ish-jugosllave, tani serbe Hidrotechnika-Hidroenergetika thekson në faqen e saj të internetit se midis viteve 1973 dhe 1977 ka ndërtuar dy diga dhe një numër objektesh si tunele, stacione pompimi dhe rezervuarë në rajonin e Darnës.