Soccer Football - Euro 2024 - Fans gather for Denmark v Serbia - Munich, Germany - June 25, 2024 Serbia fans clash with police officers as they gather in Munich before their match against Denmark REUTERS/Christian Mang

Ditë më parë djali i Vuçiqit u përfshi në përleshje, dje tifozët e Serbisë thirrën emrin e Putinit në mes të Mynihyt

Dje Danimarka eliminoi Serbinë nga “EURO 2024”. Pak para ndeshjes, tifozët serbë kanë bërë një veprim të pritshëm, duke marrë parasysh lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe presidentit e saj Vladimir Putin.

Derisa të gjithë mbështetësit e futbollit shkojnë për të motivuar lojtarët para një ndeshje, tifozët serbë para se të fillojë një lojë në futboll glorifikojnë, lavdërojnë dhe thërrasin emrin e Putinit, njeriut që po bën krim në Ukrainë.

Një video e publikuar dje para ndeshjes Serbi-Danimarkë dëshmon se tifozët serbë të futbollit në qytetin e Mynihut dje kanë thirrur emrin e Vladimir Putinit.

Video është publikuar nga analisti polak Jakub Bielamowicz në një postim në X.

“Tifozët serbë të futbollit duke brohoritur “Vladimir Putin” në Mynih përpara ndeshjes Serbi-Danimarkë”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Për lidhjet e huliganëve të futbollit pati shkruat edhe NYT në një artikull hulumtues.

Aty bëhet lidhja e tyre me presidentin serb Aleksandar Vuciq.

E përveç kësaj para pak ditësh në një përleshje mes tifozëve u përfshi edhe vet djali i presidentit serb, Danilo Vuciq.

Vet Vuciq e ka konfirmuar për herë të parë se djali i tij Danilo, ishte i përfshirë në përleshjen e tifozëve që ndodhi para një jave afër Gelsenkirchen në Gjermani, ku u zhvillua ndeshja midis Serbisë dhe Anglisë.

Në një intervistë për mediat serbe të dhënë ditën e sotme, Vuçiç thotë se djali i tij dhe qytetarë të tjerë të vendit që ishin të pranishëm për të parë ndeshjen janë sulmuar me karrige nga shqiptarët, tifozë të Schalkes, ndërsa ato ishin ulur dhe po hanin të qetë.

Sipas Vuçiq, tifozët shqiptarë i ka shqetësuar prania e flamujve të Serbisë në kafenenë ku po qëndronin djali i tij dhe tifozët e tjerë serbë, ndërsa ndihet krenar që Danilo nuk e ka turpëruar, por i është kundërpërgjigjur sulmit duke shkaktuar kaos në qytetin gjerman.

Gjithashtu, lideri serb kritikon edhe autoritetet gjermane, të cilët kërkuan që të arrestoheshin tifozët serbë si përgjegjës për konfliktin e nisur në këtë kafene, pasi sipas tij ato ishin vetëmbrojtur.

“Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe.b Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë”,- ka përfunduar Vuçiç.

Më herët për incidentin pati versione të ndryshme, pasi u aludua se konflikti ishte midis serbëve dhe anglezëve, e herë të tjera se ndodhi mes shqiptarëve dhe serbëve.

Megjithatë, për Vuçiq ishin shqiptarët ato që provokuan djalin e tij dhe tifozët e tjerë serbë, që situata të degradonte në dhunë midis palëve.