“Do t’u vras sa të dal nga këtu”/ “Çmendet shqiptari” në Itali, urinon në kazino, rreh policët dhe shkakton 50 mijë euro dëm

Një shqiptar ka shqetësuar autoritetet italiane në qytetin e Tuennos pas kaosit të krijuar mbrëmjen e djeshme, në sallën e lojërave dhe basteve “Admiral Cash Cade”.

Shqiptari kishte shfaqur sjellje të çuditshme duke i ngulur sytë me këmbëngulje punonjëvse dhe klientëve të cilët luanin në makinat “slot”.

Më pas, ai piu një birrë tjetër dhe urinoi në një makinë VLT. 40-vjeçari shqiptar u çua nga vendi i tij duke bërtitur dhe filloi të shkatërronte pajisjet.

Sipas medieve italiane, dëmi i shkaktuar sipas vlerësimeve fillestare arrin shifrën 50 mijë euro.

Kur mbërritën ekipet e policisë, ai arriti që të largohej por arratia zgjati shumë pak, pasi u kap dhe u arrestua nga karabinierët.