Dodiku nuk ndalet, thotë se ka nisur iniciativë për ndërrimin e emrit të Srebrenicës

Milorad Dodik po vazhdon të këmbëngulë në idenë e tij të ndarjes së Republikës Srpska dhe retorikën mohuese për gjenocidin në Srebrenicë.

Kreu i entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë ka thënë se për shkak të “të gjitha gënjeshtrave për Srebrenicën”, njerëzit në komunë duan t’ia ndryshojnë emrin.

Dodik ka mohuar sërish publikisht se nuk ka pasur operacion në Srebrenicë, se askush nuk ka vdekur apo vrarë atje.

“Për këtë arsye disa nga njerëzit tanë në Srebrenicë kanë filluar një iniciativë për ta ndryshuar emrin që të mos quhet Srebrenicë, por t’i jepet një emër tjetër komunës”, ka thënë Dodiku për televizionin “Hepi”, raportoi Danas.