Dua Lipa në kopertinën e revistës “Time” si një nga 100 njerëzit më influencues të vitit

Revista me nam botëror “Time”, ka përzgjedhur top 100 njerëzit më influencues në ardhje.

E në mesin e tyre për herë të parë është edhe një shqiptare, dhe ajo është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.Dua, e cila ka origjinë nga Kosova por një karrierë të suksesshme globale, ka publikuar në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, kopertinën e revistës “Time”, e cila e ka bërë përzgjedhjen e personave më influencues në botë.

Ylli i popit gjatë intervistës për TIME foli për albumin e saj të ri, fëmijërinë e saj në Kosovë dhe fuqinë e manifestimit.