Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë, një portofol me një shumë parash dhe në fund përfunduan duke bërë një gjest human. Ato e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
Uniformat blu pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.
Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar dy turistët italianë për gjestin e tyre.