E ekzekutuan në sy të gruas dhe fëmijës, dalin pamjet e Roan Brahimit të pajetë brenda makinës

Këto janë pamjet pak pas atentati mafioz mbrëmjen e së enjtes (9 Maj) ku u qëllua për vdekje Roan Brahimi, armiku i Ervis Martinajt.

Në foto shihet 32-vjeçari i pajetë brenda automjetit të tij tip Mercedez Benz. Roan Brahimi ndodhet i shtrirë në sendiljen e shoferit, ndërsa një grua, e cila mendohet se është bashkëshortja e tij, shihet e ulur në tokë pranë makinës teksa mban duart në kokë.

Mediat në Athinë thonë se ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës se tij, ndersa dyshohet se krimi eshte kryer për larje hesapesh mes grupeve kriminale.

Ndërkohë e gjithë skena e krimit është parë nga dëshmitarë okularë, që ishin të pranishën në vendin ku ndodhi atentati.

“Vajza ime e vogël po luante me femijen e tij. Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte thjesht një lojë. Vogëlushja qante dhe thoshte “babai im, babi im”, thotë një grua dëshmitare.

“Dëgjuam të shtënat. E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”, përshkruan një dëshmitar okular, duke përmendur se çifti ishte vetëm në makinë.

“Ishin dy të shtëna, si dinamit. E pashë djalin të mbuluar me gjak”, thotë një tjetër dëshmitar

okular.

Hetimet për ngjarjen e përgjakshme janë duke u zhvilluar.

Kush ishte Roan Brahimi?

Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit.

Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.

Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.  E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit.

 Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”. Por a është ky motivi i vërtetë i atentatit ndaj Ylli Brahjas, mbrëmjen e 22 korrikut 2022, në qendër të Milotit.