I dyshuar për vrasjen e Brilant Martinaj/ Kush është armiku i Ervis Martinajt që u ekzekutua sot në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqi, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën Roan Brahimi, i njohur si armik i Ervis Martinajt, ndërsa gruaja ka mbetur e plagosur lehtë.

Emri i Roan Brahimit është i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, të dy miq të Ervis Martinajt.

Sipas raportit paraprak, atentati ndaj Roan Brahimit ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes pas orës 21:30 në rrugën “Messolongiou” në Greqi kur viktima ndodhej në një makinë me një grua. Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka nisur të sulmojë automjetin. Hetimet për ngjarjen e përgjakshme janë në zhvillim e sipër, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Roan Brahimi i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinaj

Roan Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh.