E turpshme, armenët kthejnë përmbys flamurin e Kosovës! Rashica iu shënon

Armenia dhe Kosova po luajnë një ndeshje miqësore në futboll. Sfida në stadiumin e Yeravanit nisi në orën 17:00, teksa vendasit çuditën me gjestin në fanellë.

Nëse shohim në bluzat e Armenisë, në sektorin ku vendosen dy flamujt e shteteve që luajnë përballjen (pjesa e gjoksit), flamuri i Kosovës është përmbys. Ende nuk ka një përgjigje për arsyen e këtij gabimi, që në rastin më të mirë do ishte nga padija.

Asnjë reagim as nga Federata e Futbollit të Kosovës, që mbase nuk e ka vënë re diçka të tillë. Dueli u zhbllokua nga Milot Rashica në minutën e 25-të.