Në një koleksion antíkuaresh disa vite më parë studiuesi Shyqyri Nimani hasi në një botim encíklopedík, mes fletëve të të cilit gjendeshin disa faqe kushtuar Shqipërisë.
Një botim afro një shekullor. Nimani dëshmon se ra në këto gjurmë ndërsa hulumtonte mes këtyre antikuarave në qendër të qytetit jugor bregdetar dhe shumë të bukur anglez Bournemouth.
Encíklopedia vëllimore britanike titullohet “Peoples of all nations- Their Life Today and the Story of their Past” (Popujt e të gjitha kombeve- Jeta e tyre sot dhe historia e së kaluarës së tyre). Tekstet janë shkruar nga shkrimtarët më të spikatur të antropologjisë udhëtimore dhe historisë, dhe janë ilustruar me mbi 5000 fotografi, me tablo të shumta me ngjyra dhe me 150 harta,
Editimin e kishte bërë i mirënjohuri J.A.Hammerton, ndërsa ishte botuar nga “The Amalgameted Press Limited” në Londër. Kërkimet e këtij rasti Nimani i botoi në mars të vitit 2007 në të përmuajshmen “Albanica” dhe mes të tjerash shpjegon detaje mbi atë pjesë të këtij vëllimi enciklopedik që lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë. Siç shpjegon Nimani vëllimi i parë i cili fillon nga faqe 1 deri në faqen 78, nga Abisinia deri te Perandoria Britanike përfshin edhe kapitullin që lidhet me Shqipërinë (Albania) fillon nga faqja 46 dhe përmbyllet me faqen 63. Pra, janë 18 faqe, 18 fotografi dhe 1 hartë, të gjitha në bardhë e zi. 15 faqe janë shkruar nga Mary Edith Durham, ndërsa 3 faqe të tjera nga H.T.Montague Bell,
Kapitulli më voluminoz ai me titull “Më i vjetri dhe më i veçanti i popujve të Ballkanit” është shkruar nga M.Edith Durham, autore e librit “High Albania”. Ndër të jera Durham shkruan: “Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu.
Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqishme kombëtare.
Asnjë p ushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij”. Miss Durham pastaj shkruan se secili fis ka shenjtorin e vet mbrojtës dhe se festat kremtohen në mënyrë madhështore. Kostumet popullore me të gjitha zbukurimet femërore dhe mashkullore krijojnë pamje të paharrueshme. Lufta i ka shfarosur këto troje dhe e ka lënë popullatën e uritur të sh ketëruar, të plaçkitur radhazi nga malazezët, serbët, bullgarët dhe austriakët.
Periudhat e volitshme shqiptarët i shfrytëzonin për rindërtimin e fshtrtave të djegura dhe normalizimin e jetesës.
Në vazhdim, Miss Durham përshkruan jetën e qytetarit gjithandej në Shqipëri, i cili ushtron një jetë shumë më ndryshe nga bashkatdhetari i tij fshatar. “Ai është zakonisht artizan i sh kathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është v epër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare.
Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Miss Durham-shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në v arreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.
“Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin p ushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë r acën para relígjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të l uftonin turqit për pavarësi.
As që është myslimani shqiptar fanatik”. Në vijim Durham shkruan mbi martesat e përziera të shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë përkundër urdhrave të klerikëve, se anëtarë të të dyja religjioneve mund të gjendeshin ndonjëherë në një familje. Shumë fise janë të përziera dhe të krishterët dhe myslimanët kanë të njëjtat zakone kombëtare të trashëguara nga lashtësitë: ora-shpirti që shkreptin si zjarri natën; shtriga-që mund të zvogëlohet sa miza, që përbirohet nëpër vrimë çelësi dhe që thith gjakun e viktimës së saj.
Ka fshatarë në Shqipëri të cilët mund të shërojnë s ëmundje të caktuara dhe kirurgë shumë të shkathët, të cilët mund të bëjnë operacíone, sepse ata i kuptojnë trajtesat antíseptike. Vërtet, duket se kjo mënyrë praktikohej në Shqipëri para se të njihej në Angli. Sipas Nimanit, “përqëndrimi i Durham fokusohet në të dhënat relevante mbi gjuhën e shqiptarëve, me ç’rast, ndër të tjera, shkruan se gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës, se është pa dyshim gjuha e ilirëve të lashtë – të folurit maqedonisht e Aleksandrit të Madh.
Vetë Straboni (nga shek.I i kohës sonë) na tregonte se të dy popujt (ilirët dhe maqedonasit) flitnin të njëjtën gjuhë. Ndaj kësaj gjuhe shqiptari, qoftë i krishterë apo mysliman, ndjen krenari me ngazëllim dhe ngulmim që përmban diçka heroike”.
Në vijim Durham shkruan se serbët, grekët dhe turqit më kot u përpoqën ta sh katërronin gjuhën shqipe. Serbët dhe malazezët kanë aneksuar mijëra e mijëra shqiptarë dhe kurrë nuk u kanë lejuar të kenë një shkollë apo të shtypin një letër në gjuhën e tyre amtare.
Durham shkruan: “meqë shqiptarët e krishterë të jugut i takojnë Kishës Ortodokse, një peshkop grek këtu madje njëherë kishte shkishëruar gjuhën shqipe dhe priftërinjtë thoshin se ishte e padobishme të lutej në shqip meqë Krishti nuk e kupton atë.
Nga ana tjetër, turku e dënonte me pesëmbëdhjet vjet burgim çdokënd i cili ligjëronte apo botonte në gjuhën shqipe të ndaluar.
Por shqiptari i patundshëm i botonte librat e tij jashtë vendit dhe i fuste brenda fshehurazi me vështirësi dhe rrezík. Shqiptari mësoi dhe mbeti shqiptar. Kur kishte mundësi ai i kryente studimet në Vjenë apo Paris.
Shumë studentë u arsimuan në Robert College nga amerikanët”. Ndërkaq, kapitulli i dytë për Shqipërinë, është shkruar nga H.T. Montague Bell, editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Ai e titullon “Rritja e Shtetit Fëmigjetur të Evropës” artikullin e tij.
“Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epírotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë r aca më e vjetër në Evropën Juglindore.
E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës.
Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një r acë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga r acat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.
Në vijim Bell, shkruan mbi pushtimet e njëpasnjëshme të trojeve shqiptare dhe luftërave për liri.
Pastaj parashtron f akte mbi vendin, pushtetin, tregtinë dhe industritë, komunikimet, religjionin dhe arsimimin, qytetet kryesore- të cilat kishin këtë numër të banorëve: Durrësi (5000), Shkodra (32.0000), Elbasani (13.000), Tirana (12.000), Gjirokastra (12.000), Korça (8.000), Vlora (6.500). Ad.Pe.
Shqiptarët r aca më e vjetër në Europën Juglindore H.T. Montague Bell H.T. Montague Bell, ishte editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Nga tre faqet e shkruara prej tij ne vëllimin enciklopedik kemi shkeputur kete pasazh: “Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë r aca më e vjetër në Evropën Juglindore.
E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.
Shqiptarët, populli më i vjetër e i veçantë i Ballkanit Mary Edith Durham Gjithandej në gjysmën lindore të Gadishullit Ballkanik- në Bosnjë, Serbi, Mal të Zi dhe në Shqipëri- janë gjetur mbetje të një populli shumë të hershëm në v arreza parahistorike.
Ata e punonin bronzin me shkathtësi dhe ishin ndër të parët në Evropë që punonin dhe përdornin hekurin.
Origjina e tyre ka humbur në të kaluarën. Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqishme kombëtare. Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij.
Si rrjedhim, në mesin e shqiptarëve ende gjejmë gjurmë të disa kostumeve më të hershme evropiane. Sikur malësorët skotlandezë, shqiptarët ishin popull fisnor. Këto fise në një kohë të hershme formuan dy grupe, nën princër të ndarë. Këto grupe akoma mund t’i përcaktojmë në Gegë të veriut dhe në Toskë të jugut. Ata janë një dhe i njëjti poull, flasin të njëjtën gjuhë shqipe. Gegët, ndërkaq, jetojnë në një tokë shumë më të ashpër dhe në kështjellat natyrore të maleve kanë ruajtur disa zakone të moçme se sa Toskët e jugut. Në malet veriore sistemi fisnor ende mbahet me të vetë, dhe përkundër sht ypësve dhe p ushtuesve fisanakët sundonin vetveten sipas lígjit dhe dokeve të lashta të pashkruara, të bartura nga një periudhë e largët dhe të administruar nga të vjetrit e fisit në këshillin solemn. Shqiptari i veriut ka shfaqur më tej këmbënguljen e tij të fuqishme me ç’rast numri i madh i fisanakëve i ka mbetur besnik Kishës Romane Katolike.
Shqipëria ishte krishtëruar në një kohë shumë të hershme. Shkodra ishte Ipeshkvi e Patrikanës së Romës disa shekuj para se serbët dhe bullgarët paganë ishin konvertuar, dhe përkundër shtypjes së ushtruar ndaj tyre gjatë kohës kur Shqipëria e Veriut ksihte rënë nën dominimin serb në Mesjetë, Shqiptarët e Veriut janë në mesin e shumë pak popujve të Ballkanit, të cilët qëndrueshmërisht refuzuan t’i bashkoheshin Kishës Orthodokse Lindore… … Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha.
Meqë turqit kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku.
Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit.
Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të l uftonin turqit për pavarësi. As që është myslimani shqiptar fanatik.