Ernest Muçi lojtari më i ri Besiktas, ja shifra e transferimit

Gjigandët turq të Besiktas, kanë zyrtarizuar blerjen e sulmuesit shqiptar, Ernest Muci nga Legia e Varsaves.

Klubi e ka prezantuar futbollistin shqiptar me anë të një video në “X”, ku shfaqen golat spektakolar të tij dhe me mbishkrimin “Mirëserdhe, Ernes Muci”, shoqëruar me një shqiponjë.

Besiktas ka derdhur në arkat e klubit polak, plot 10 milion euro, ndërsa 1 milion do të shkojnë në “xhepat” e Tiranës, e cila mbajti 10% të kartonit të sulmuesit.

Vetë lojtari mësohet se do të marrë një pagë prej gati  2 milion eurosh në sezon.