Faqja e turneut më të madh të tenisit në botë shfaq flamurin “Autochthonous” për 28 nëntor, postimet largohen shpejt

Organizata e Profesionistëve të Tenisit që mbulon aktivitetet kryesore të tenisit në botë, në faqen zyrtare  që ka mbi 3.8 milionë ndjekës nga e gjithë bota ka bërë një postim për shqiptarët, pikërisht në ditën e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në faqen e ATP Tour është shfaqur flamuri Autochthonous  i  shpalosur  vite më parë në Beograd, derisa fotoja është shpërndarë edhe në profilin, edhe në kopertinën e faqes.

Mirëpo këto dy postime janë fshirë shumë shpejt.

Nuk dihet arsyeja pse ato janë larguar gati menjëherë nga faqja.