Një festë e madhe ka nisur jashtë një qendre votimi në Himarë, pasi Fredi Beleri fitoi ndaj kandidatit të PS-së Jorgo Goro. Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, ka fituar me diferencë të ngushtë votash Bashkinë e Himarës.
Fitorja e Belerit u prit me britma, gëzim dhe lot nga mbështetësit e tij. Ata kanë nisur festën dhe janë drejtuar drejt sheshit kryesor. Fredi Beleri i cili ndodhet në paraburgim pasi u arrestua për “korrupsion aktiv” në zgjedhje për blerje votash, ka siguruar fitoren pas numërimit të votave në 36 kuti.
“Më herët në mëngjes janë shënuar incidente. Për shkak të tensionit, numërimi i votave u ndërpre për disa minuta. Mediat shqiptare raportuan disa herë të dielën në Himarë, duke e cilësuar procesin zgjedhor si “të pazakontë” pasi një nga kundërshtarët kryesorë ndodhet në paraburgim.”, shkruan “Protothema”.