Fitoi medaljen e argjendtë, Zelimkan Abakarov: Faleminderit Shqipëri, tani synimi janë Lojërat Olimpike Paris në 2024

Mundësi shqiptar, me orgjinë çeçene, Zelimkan Abakarov u shpall dje nënkampion Europe në peshën 61 kilogram.

Ai triumfoi ndaj gjermanit Stechele me rezultatin e thellë 11-0, ukrainasit Markovych 6-2 dhe gjeorgjianit Phartenadze (4-4) dhe u mund në finale nga armeni Harutyunian 5-2. Kjo është medalja e katërt për Shqipërinë për të dhe ky është një sukses për të gjithë mundjen shqiptare.

Me rastin e Fitër Bajramit, përmes një postimi në rrjetet sociale, ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë, ndërsa nuk la pa përshëndetur të gjithë ata që e kanë uruar për suksesin e arritur. Ai u shpreh optimist për të ardhmen dhe synimi i vetëm janë Lojrat Olimpike në Paris 2024.

Postimi i plotë:

“Të gjithë besimtarët myslimanë u uroj festën e Fitër Bajramit! Kampionati Europian përfundoi dje në Zagreb të Kroacisë dhe unë arrita të fitoj vetëm medaljen e  argjendë për Shqipërinë dhe për veten time! Faleminderit shumë për urimet tuaja, por nuk mund ta shoh përgjigjen e të gjithëve! Ky argjend, natyrisht, nuk më kënaq, por i jam mirënjohës të Plotfuqishmit për këtë medalje dhe qoftë për të mirën për mua! Fillimi më i rëndësishëm në karrierën time sportive është përpara, dhe këto janë Lojërat Olimpike në Paris në 2024! Do të bëj gjithçka në fuqinë time për këto ndeshje në Paris! 2024. Faleminderit, Shqipëri, faleminderit, Tiranë”.