Fluksi i mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Fluksi i madh i qytetarëve në prag të fesave të fundvitit ka bërë që të krijohen kolona dhe pritje të gjata në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë.

Pritjet tek Dheu i Bardhë po zgjasin nga një orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në Merdarë vijojnë pritjet nga 20 minuta deri në gjysmë ore.

Në pikat tjera kufitare pritje për të hyrë janë nga pesë minuta.

Kolonat më të gjata janë në dy pikat e lartpërmendura, te Dheu i Bardhë 150 metra dhe në Merdarë 100 metra.