Gara mes veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” që la të vdekur tre të rinj

Në orët e vona të së shtunës një aksident me fatalitet ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Si pasojë e garave mes dy veturave, njëra nga t0 ka goditur njerëzit pranë rrugës që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër këtë garë që po zhvillohej në austoradë nga ku mbetën të vdekur 3 persona.

Madje, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se njëri nga viktimat është familjar me ngasësin e veturës Arlind S.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po e përcjellin nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që për tre tjerë ishte fatal.

(KUJDES: Pamjet në videon e mëposhtme janë shqetësuese)