Që nga pandemia, është bërë gjithnjë e më e vështirë për shërbimet e inteligjencës në Gjermani të gjejnë punëtorë pasi duan të punojnë nga shtëpia dhe nuk preferojnë të ndahen me celularët e tyre, tha dje kreu i shërbimit të inteligjencës gjermane BND.
“Ne nuk mund të ofrojmë kushte të caktuara që sot merren si të mirëqena,” thotë Bruno Kahl, i cili e përshkruan kërkimin për agjentë të rinj si një sfidë të madhe pasi brezi i vjetër del në pension.
“Të punosh nga shtëpia është e pamundur në BND për arsye sigurie dhe të mos mund ta çosh celularin në punë është shumë për një të ri”, shtoi ai.
Rreth 6,500 punonjës punojnë në BND, sipas të dhënave nga faqja e internetit e agjencisë.