Historia e imamit nga Gjilani që bëri disa shpikje, përfshirë edhe fluturaket dhe kalendarin astronomik

Mulla Hasan Masurica, është një Hoxhë e Shkenctar shqiptar i ndjerë, i cili në vitin 1899 ndërtoj fluturaken, që u ngjit 50 deri 70 m lartësi mbi fshatin Zarbicë, e që fluturoi në drejtim të Vrajës diku 4 kilometra. Në 1914 deri ne vitin 1925 bëri kalendarin që përcaktonte pozitën e rrugës së planeteve.

Hasan Masurica ndërtoi pushkën me një, pesë dhe njëzetë e pesë fishekë, të cilat i demonstroi para Sulltan Abdul Hamidit në Stamboll, ku ishin prezent dhe për këtë ngjarje e kanë rrëfyer më vonë: Azem, Sherif dhe Osman Sedllari nga fshati Sedllar, të cilët atëherë ishin truproje personale të sulltanit në Stanboll.

Sot, mbas shumë vitesh, stërnipi i tij, Patrik Masurica, ruan historinë e gjyshit të tij dhe shpikjet e pazakonta. Ai rrëfeu gjithçka dhe bëri thirrje që figura e stërgjyshit të tij të kujtohet gjithmonë.

“Provat materiale nuk gjenden në Kosovë, gjendet në një universitet në SHBA. Janë konfiskuar nga ambasada Ruse, pasi kemi të bëjmë një figurë të njohur në aspektin europian. Shumë historian shqiptarë e kanë konsideruar e si Leonardo Da Vincin shqiptar. Ai që nga vegjëllia shquhej për dijen e tij në lëndët shkencore dhe ka kryer edhe shkollën.

Fluturakja ishte ndërtuar shumë mirë dhe përshtatej me rrymat e ajrit, pasi krahët e saj ishin me dyll. Mirëpo, ai këtë fluturim ia kushtoj Muharremit të vogël, djalit të tij, i cili edhe hipi i pari, por përfundoi me një këmbë të lënduar, por nga vepra e babit të saj mendoj se nuk ndjeu dhimbje.

Sa i përket, kalendarit ka mbetur në gjysmë, sepse ndërroi jetë. Pasi ishte imam, ai kishte në shtëpi një bibliotekë shumë të pasur dhe nga leximi i librave, mendja e tij mori shumë zhvillim për iniciativat e tija që nga të tjerët konsideroheshin të pazhvillueshme. Para se të udhëtonte për në Stamboll, Mullahasani gëzonte shumë iniciativa me profesorin e tij, me mbiemër Krasniqi, i cili e ndihmoi edhe të takohej me Sulltan Abdul Hamitin.

Duke u njoftuar nga gojëdhëna dhe histori për gjyshin tim, mendoj që gjatë gjithë jetës sime do të ngelet çdo projekt që ai ka lënë”, rrëfeu ndër të tjera Patriku./abcnews.al