Historiani serb: Kosova nuk është serbe dhe nuk do të jetë më kurrë

Historiani dhe ish-ambasadori serb në SHBA, Milan St. Protiq, ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth dialogut Kosovës-Serbi.

Historiani Milan St. Protiq thotë se “fakti është se Kosova nuk është serbe dhe nuk do të jetë kurrë”, tha ai për Nova TV, trasmeton FMimage.net

“Mendoj se është thjesht një frazë boshe, të heqësh dorë apo të mos dorëzohesh nuk ka të bëjë fare me realitetin”. Ne nuk mund të heqim dorë që nuk është më serbe dhe ky është fakti që nuk është serbe dhe fakti është se nuk do të jetë më serbe. Më vjen keq që është kështu, ne mund të diskutojmë se si doli, por ky është fakti. Presidenti i këtij vendi nuk mund të shkojë në Kosovë pa lejen e dikujt, as një përfaqësues i këtij vendi politik nuk mund të shkojë atje pa leje. “Ka një qeveri atje që ka monopolin e forcës fizike në atë territor dhe që mbështetet nga vendet më të forta në botë,” tha ai.