Historiani serb: Ne jemi të ardhur, shqiptarët autoktonë

Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet mbi historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autokton. Ndërsa për serbë thuhet se janë ardhacak. Hartuesi i këtij teksti shkollor nuk është ndonjë historian shqiptar, por një historian serb (Rade Mihaljcic) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd.

Në këtë tekstin shkollor të historisë për klasat e gjashta shkruan: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja…”.

Ky konstatim në librin e historisë serbe për klasat e gjashta ka ngjallur reagime dhe polemika të ashpra, duke nxitur reagime të historianëve dhe mediave serbe, të cilët librin e autorit serb Mihaljcic e kanë konsideruar “skandaloz”: (“Skandalozno: Srpski udzbenik iz istorije: Albanci su starosedeoci a Srbi dosljaci na Balkan!”), transmeton “Presheva jonë”.

Me kalimin e kohës, duket se edhe vetë serbët po binden gradualisht me realitetin historike, pavarësisht se disa ende nuk pajtohen me faktin se janë popull i ardhur në Ballkan. Më konkretisht, autori Mihaljçiç ka shkruar se serbët janë me prejardhje nga vendet e lindjes.

Për këtë ka reaguar prof. Slobodan Antonic me një shkrim me titull “Vetëurryesit”, duke akuzuar autorin herë tradhtar e herë mosnjohjes i mirë i historisë. “Autori serb është marrë në këtë tekst shkollor më shumë me politikën ditore se sa me ‘të vërtetën historike’”