Edhe pse është tërhequr nga UFC, Conor McGregor vijon të jetë personash i mediave botërore, por tashmë me ngjarje aspak të hijshme.
Ai ishte ftuar në finalen e NBA midis Heat dhe Denver Nuggets dhe zbriti në parket në një nga pushimet. “Luftëtari” u prit mirë nga tifozët e shumtë, por mbyllja nuk ishte e dhimbshme. Organizatorët e vunë përballë atë me maskotën në një duel të improvizuar, të cilin ish-ylli i UFC e mori seriozisht dhe i dha dy goditje të fuqishme, duke e lënë personin nën kostum të lënduar. Ai u dërgua për të marrë ndihmën e parë në spital.
Të shumta kanë qenë reagimit kundër McGregor. Madje disa komentues kanë kërkuar edhe arrestimin e tij.