Aktivistja dhe veprimtarja e re Armina Nuraj nga Sanxhaku, gjegjësisht Pazari i Ri(Novi Pazari) ka intervistuar një të ri nga ky rajon që deklarohet dhe dëshmon se është me origjinë shqiptare, përcjell INA.
Armina Nuraj që është ndër të parat që u deklarua se ka origjinë shqiptare viteve të fundit ka vijuar me aktivitetet e saj për origjinën e bashkëvendasve të saj.
Intervistë me Tarik Zahitoviq, shqiptar nga Sanxhaku
Amina Nuraj: Kush është Tarik Zahitoviq?
Tarik Zahitoviq: Une jam Tarik,jetoj në Pazari i Ri, jam 22. vjeç, kam mbaruar shkollën e mesme ekonomike. Flas boshnjakisht dhe pak gjermanisht, bëj tiktok dhe kam një sallon flokësh në Vjenë.
Amina Nuraj: Kur keni filluar të ndiheni shqiptar dhe kush ju ndihmoi në atë rrugë historike?
Tarik Zahitoviq: Që në moshën 14-vjeçare u ndjeva si shqiptar dhe gjatë rrugës babi më tha se kemi ardhur nga fisi i shqiptarëve SHALA.
Amina Nuraj: Në familjen tuaj je i vetmi që ndiheni si shqiptar apo ka anëtarë të tjerë në familjen tuaj?
Tarik Zahitoviq: Është ende e vështirë për të gjithë të mendojnë se për shkak se politika e ka bërë punën e saj, para së gjithash duhet të kemi gjuhën shqipe në shkollë sepse kjo do të na ndihmonte me kthimin kombin Shqiptar n Sanxhak.
Amina Nuraj: Çfarë përfaqëson Kosova dhe Shqipëria për ty?
Tarik Zahitoviq: Për mua Republika e Kosovës dhe Shqipëria përfaqësojnë një lidhje gjaku dhe të pathyeshme.
Amina Nuraj: A shihni Sanxhakun si pjesë të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë apo si pjesë të Serbisë?
Tarik Zahitoviq: Sanxhakun e shoh vetëm si pjesë të nënës Shqipëri.
Amina Nuraj: A e dini kush ishte Shaban Polluzha?
Tarik Zahitoviq: Shaban Polluzha është një hero për mua dhe një njeri për të cilin kam lexuar shumë. Unë pata fatin të takoj djalin e motrës së tij në Vjenë dhe jam në lidhjen të mira me të.
Amina Nuraj: A do të donte që Sanxhaku të kthehej të nënën e tij Shqipëri apo të qëndronte aty ku është tani?
Tarik Zahitoviq: Dëshira ime është që Sanxhaku të kthehet tek nëna e tij, Shqipëri.
Amina Nuraj: Dhe në fundi, si ndihet të jesh shqiptar në Sanxhak?
Tarik Zahitoviq: Është ndjenjë e bukur sepse e di që e ke mposhtur asimilimin serb dhe se mushkëritë e tua marrin frymë më lehtë,po eshte edhe frikshme sepse mbi krehes e ki nje shtet gjenocid. Rruga është e vështirë, por së bashku me ty do të fitojmë çdogje.(INA)