“I shes më mirë në Kosovë sesa në Shqipëri qershitë”-fermeri dibran

Fermeri Artur Xhediku, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se merret vetëm me bujqësi duke shtuar se me të vetmen punë që ka, ka shkolluar katër fëmijët e tij.

Mes tjerash ai tha se qershia është e lehtë për t’u rritur por është e vështirë në treg, duke theksuar se problem është dhe forca punëtore.

Xhediku tha se qershitë më shumë i shet në tregun e Kosovës sesa të Shqipërisë.

”Bujqësia është mënyra më e fundit që mund të merret sepse nuk ka subvencione. Unë jam i kënaqur. Me këtë bujqësi kam shkolluar fëmijët sepse kam katër fëmijë dhe i kam me studime jashtë dhe brenda.

Qershia është e vështirë për treg, ndërsa për t’u rritur është shumë e  thjeshtë dhe madje nuk do pesticide.  Është problem forca e punëtorëve. Më shumë se gjysmën e shes në Kosovë, pjesa tjetër në Tiranë. Tregu me Kosovën është më mirë”-tha ai.